SHOQËRIA LUKOIL NJOFTOI SHITJEN E “LUKOIL INTERNATIONAL GMBH” E CILA MBAN ASETET E SAJ JASHTË VENDIT TE FONDI AMERIKAN I INVESTIMEVE CARLYLE GROUP.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 31
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Marrëveshja me Lukoil-in shënon rënien më të madhe të biznesit ndërkombëtar të një kompanie ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Lukoil-i njoftoi shitjen e “LUKOIL International GmbH”, e cila, mban asetet e saj jashtë vendit, te fondi amerikan i investimeve Carlyle Group.
Lukoil-i kishte perandorinë më të gjerë të biznesit të huaj midis kompanive ruse.
Shitja e saj përfaqëson pengesën më të madhe për ambiciet ruse të biznesit ndërkombëtar që nga lufta, duke nxjerrë në pah kostot në rritje për kompanitë katër vjet pas sulmit ndaj Ukrainës.
Asetet e huaja të Lukoil-it vlerësohen në 22 miliardë dollarë.
Nëse miratohet, Carlyle Group do të blejë rafineri në Rumani dhe Bullgari, një rrjet stacionesh benzine në ShBA-ës dhe Evropë, dhe fusha nafte dhe gazi në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Afrikë.
Në vitin 2023, Lukoil-i shiti rafinerinë ISAB në Itali te “GOI Energy” me seli në Qipro për 1.5 miliardë euro.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments