ITALI: SHKRIMTARI ANDREA BAJANI FITOI ÇMIMIN “STREGA” 2025.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 4
- 1 min read

Romë, Itali | Shkrimtari Andrea Bajani është fituesi i çmimit “Strega” 2025 me romanin “L'anniversario” (i shtëpisë botuese Feltrinelli).
Gjatë votimit ai mori 187 vota.
Në vend të dytë u rendit shkrimtarja Elisabetta Rasy me veprën me titull “Perduto è questo mare” (e shtëpisë Rizzoli).
Gjatë votimit ajo mori 133 vota.
Në vend të tretë u rendit shkrimtarja Nadia Terranova me veprën me titull “Quello che so di te” (e shtëpisë botuese Guanda).
Gjatë votimit ajo mori 117 vota.
I katërti u rendit shkrimtari Paolo Nori me veprën me titull “Chiudo la porta e urlo” (e shtëpisë botuese Mondadori).
Gjatë votimit ai mori 103 vota.
I pesti u rendit shkrimtari Mikele (Michele) Ruol me veprën me titull “Inventario di quello che resta dopo che la foresta Brucia” (e shtëpisë botuese TerraRossa).
Gjatë votimit ai mori 99 vota.
Numri i përgjithshëm i votave të hedhura ishte 646, i barabartë me 92% të atyre që kishin të drejtë vote.
Qendra e votimit u drejtua nga znj. Donatella Di Pietrantonio - fituese e edicionit të vitit 2024.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments