top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKODËR | U ARRESTUAN ROLAND GJONI; PASHK PRENDI; ORNEL SADRIA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
12 hours ago
2 min read

Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Roland Gjoni, me moshë 26 vjeç, banues në fshatin Bleran.

2- Z. Pashk Prendi, me moshë 30 vjeç.

3- Z. Ornel Sadria, me moshë 19 vjeç.


Njoftim | I dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.


Arrestohen edhe 2 shtetas që dyshohet se e ndihmonin të largohej.


Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Last Travel”. Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u arrestua shtetasi R. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.


Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 14.10.2026, e ka dënuar përfundimisht këtë shtetas me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim, në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.


26-vjeçari u lokalizua dhe u kap teksa tentonte të largohej me një automjet me të cilin udhëtonin edhe shtetasit P. P., drejtues i automjetit, dhe O. S., pasagjer.


Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan edhe shtetasit P. P., 30 vjeç, dhe O. S., 19 vjeç, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se ndihmonin shtetasin R. G. për t’iu shmangur kapjes nga shërbimet e Policisë. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”.


Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page