SHKODËR | MJEKËT GENC NURJA DHE DHURATA URUÇI U REFERUAN NË PROKURORI.

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan akte proceduriale penale në prokurorinë vendore ndaj:
1- Z. Genc Nurja, me moshë 53 vjeç.
2- Znj. Dhurata Uruçi, me moshë 68 vjeçe; të dy mjekë.
Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mjekim i pakujdesshëm”.
2- “Shpërdorimi i detyrës”.
Një pacient vdiq në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, pasi kishte marrë mjekim paraprak në spitalin vendor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments