FSHATI GRUDË; SHKODËR | VIKTOR DAKAJ U ARRESTUA; KONSIDEROHET SUBJEKT I PËRFSHIRË NË NXITJEN E TË BIRIT TË MITUR PËR PLAGOSJEN ME THIKË TË PJETËR GURALECIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 4
- 1 min read

Fshati Grudë, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Viktor Dakaj, me moshë 43 vjeç.
Konsiderohet subjekt i përfshirë nxitjen e të birit të mitur për plagosjen me thikë të:
1- Z. Pjetër Guraleci.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", si rezultat i kontrolleve intensive, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:
-V. D., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”;
-djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20.07.2025, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin P. G., 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin.
Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments