DYSHOHET SE ALMA ARRAZI U VETËMBYT SË BASHKU ME FËMIJËT NË LUMIN BUNA | SHKAK DYSHIMET PËR AKTE DHUNE DHE KURVËRIE NGA BASHKËSHORTI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 5, 2024
- 2 min read
Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ergys Arrazi.
Ai pati denocuar se i pati humbur bashkëshortja dhe fëmijët.
Autoritetet vendore të hetimit penal kanë deklaruar se znj. Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët e saj rezultojnë të zhdukur.
Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Buna.
Ka dyshime se znj. Arrazi dhe fëmijët e tjerë vdekur në ujërat e lumit Buna.
Polumbarët ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime në lumin Buna.
Fëmija që u gjet nga peshktari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 9, 6 dhe 4 vjeç.
Kumtohet sa viktima ka pasur dyshime për përfshirjen e bashkëshortit të saj në akte kurvërie (tradhëti bashkëshortore) dhe në shenjë hakmarrjeje dyshohet se ajo u hodh së bashku me tre (3) fëmijët në lumin Buna, duke vrarë veten.
Kumtohet se z. Ergys Arrazi - tashmë i arrestuar - ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike mbi znj. Arrazi.
Z. Ergys Arrazi është vëllai i z. Edison Arrazi, ky i fundit i dënuar për zotërim bimësh narkotike.
Z. Edison Arrazi është akuzuar gjithashtu edhe për vrasjen e z. Endri Mustafa (me 6 plumba në trup më 17 maj 2021), në zonën e Livadheve, Shkodër, por autoritetet e hetimit penal nuk mundën të dokumentonin shkresërisht pjesëmarrjen e tij në aktin kriminal të lartpërmendur.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit