SHISNIN MONEDHA TË DYSHUARA PREJ ARI | NUK DEKLARONIN FITIMET | ARRESTOHEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1, 2023
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Dy qytetarë janë arrestuar nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit, pasi shisnin në rrjetet sociale monedha të dyshuara prej floriri. Specialistët e Komisariatit Nr. 2, kanë vënë në pranga 65-vjeçarin Kadri Forgali dhe 35-vjeçarin Klevis Forgali, në lidhje farefisnore me njëri-tjetrin babë e bir. Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy personave, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha të dyshuara prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë të vjedhura më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet hetimore dyshohet se babë e bir reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedhat duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. Aktet proceduriale penale i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale penale. Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Shtetit lëshoi edhe këtë deklaratë publike. “Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Gold coins”. Shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si ato prej floriri, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir). Sekuestrohen 467 monedha si ato prej floriri, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, disa prej tyre të dyshuara të vjedhura. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gold coins”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit K. F., 65 vjeç dhe K. F., 35 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si të ato të floririt, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural.” Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

___.png)































Comments