SHI MASIV NË KORENË E JUGUT | MBI 32 TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 16, 2023
- 1 min read

Seul, Kore e Jugut | Numri i të vdekurve nga shiu masiv dhe përmbytjet në Korenë e Jugut shkoi në mbi 32. U gjetën 6 trupa, në një tunel të përmbytur tërësisht, në qytetin qendror Osong, raportohet nga mediat koreano-jugore ndërsa 10 persona konsiderohen të zhdukur. Pritet që numëri i viktimave të rritet në orët në vijim. Nga fundi i javës së kaluar, shirat e rrëmbyeshëm kanë vazhduar me rrebeshe, dhe kanë shkaktuar rrëshqitje dherash, dhe ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, në pjesë të ndryshme të vendit. 7000 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre, me qëllim që të shpëtoheshin nga përmbytjet. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)
























Comments