SHEFI I OBSH-së TEDROS ADHANOM GEBREJESUS (GHEBREYESUS): 150 MILIONË NJERËZ JETOJNË NËN VALË EKSTREME TË TË NXEHTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | “Që nga 21 qershori, në Evropë janë regjistruar më shumë se 1300 vdekje të tepërta që lidhen me temperaturat e larta”.
Kështu tha shefi i OBSh-së, Tedros Adhanom Gebrejesus (Ghebreyesus), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), sipas tij është kontinenti që po ngrohet më shpejt në Tokë, me ngrohje dyfishin e mesatares globale.
“Tani për tani, 150 milionë njerëz jetojnë nën valë ekstreme të nxehtësisë, shpesh të quajtura vrasëse të heshtura; shtëpitë, vendet e punës dhe shkollat evropiane nuk u ndërtuan për këto temperatura.
Të nxitura nga ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale, fenomeni i valëve të të nxehtit që dikur ndodhte një herë në një brez tani ndodh pothuajse çdo vit.
Ne ishim të paralajmëruar.
OBSh-ja po punon me shtetet anëtare dhe partnerët e saj për të adresuar kërcënimet shëndetësore të paraqitura nga nxehtësia ekstreme, duke u përqendruar në përgatitjen, parandalimin dhe reagimet më të forta të sistemit shëndetësor.
Në veçanti ne po i inkurajojmë vendet evropiane të zbatojnë plane veprimi shëndetësor të lidhura me nxehtësinë, si pjesë e një axhende më të gjerë për të mbrojtur shëndetin nga ndryshimet klimatike”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments