AEROPLANMBAJTËSJA MË E MADHE NË BOTË (USS GERALD R. FORD) ËSHTË URDHËRUAR TË LUNDROJË NGA DETI I KARAIBEVE DREJT LINDJES SË MESME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 13
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë është urdhëruar të lundrojë nga Deti i Karaibeve drejt Lindjes së Mesme”.
Kështu tha një burim i njohur me planet; ndërsa Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) po shqyrton mundësinë e veprimeve ushtarake kundër Iranit.
Kështu raportuan mediat amerikane.
Zhvendosja e aeroplanmbajtëses “USS Gerald R. Ford”, e raportuar për herë të parë nga enti mediatik “New York Times”, do ta çojë numrin e transportuesve të avionëve në rajon në dy, ndërsa Presidenti Tramp (Trump) rrit presionin mbi Iranin për të arritur një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.
Aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” mbërriti në Lindjen e Mesme më shumë se dy javë më parë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments