top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | SHTËPIA KU PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) KALOI NJË PJESË TË FËMIJËRISË SË TIJ U SHIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 10 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Shtëpia ku presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij u shit.


Ajo ndodhet në lagjen Kuins (Queens), Jorku i Ri. As çmimi përfundimtar i shitjes dhe as blerësi i ri nuk janë bërë publikë.


Sipas entit mediatik vendor “New York Post”, babai i presidentit amerikan, kontraktori Fred Tramp (Trump), e ndërtoi banesën në vitin 1940.


Familja jetoi atje deri në vitin 1950, kur u zhvendosën në një shtëpi më të madhe në të njëjtën lagje, kur presidenti aktual ishte vetëm 4 vjeç.


Në vitin 2025, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Tomi Lin (Tommy Lynn) bleu shtëpinë për 835 mijë dollarë.


Në atë kohë, shtëpia ishte pothuajse në gjendje të keqe me një çati që pikonte, mace endacake që jetonin brenda dhe një kopsht të mbuluar me bimës.


Ai riparoi dëmet dhe i dha shtëpisë prej 290 metrash katërore një pamje krejtësisht të re. Prona ka pesë dhoma gjumi dhe katër banjo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page