top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | PËRFUNDOI SERIA E SULMEVE TË RËNDA KUNDËR IRANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se ka përfunduar një seri sulmesh të rënda kundër Iranit, të cilin e akuzon për sulmin ndaj forcave të saj në Lindjen e Mesme.


Ushtria amerikane ka sulmuar dhjetëra objektiva të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Iran, duke përfshirë qendrat e komandës ushtarake, instalimet e raketave dhe dronëve, vendet e mbikëqyrjes dhe mbrojtjes bregdetare, si dhe kapacitetet detare


Këto sulme ishin të dizajnuara për të zvogëluar më tej kërcënimet që Irani dhe aleatët e tij paraqesin për forcat amerikane, anijet tregtare dhe shtetet fqinje të Gjirit”, shkroi komanda qendrore Centcom në një deklaratë në të botuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).


Shtetet e Bashkuara filluan sulmet kundër Iranit në orën 2 të mëngjesit sipas kohës italiane. Sulmet janë një "përgjigje e fuqishme ndaj sulmeve të tentuara nga Irani kundër bazave amerikane në Lindjen e Mesme”, njoftoi Centcom-i.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page