PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): JUS SOLI ËSHTË I KEQ; KONGRESI DUHET TË MIRATOJË LIGJ PËR T'I DHËNË FUND TË DREJTËS SË SHTETËSISË SË PËRFITUAR NGA LINDJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Gjykata Supreme mbështeti të drejtën e shtetësisë në lindje - gjë që është e keqe për vendin tonë - por ne mund ta rregullojmë lehtësisht këtë në Kongres me anë të legjislacionit”.
Kështu shkroi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), në rrjetin shoqëror virtual “Truth”, duke kritikuar Gjykatën Supreme për të drejtën e shtetësisë në bazë të lindjes.
“Nuk nevojitet asnjë amendament kushtetues. Kongresi duhet të fillojë punën sot për t'i dhënë fund shtetësisë në bazë të lindjes, një praktikë e kushtueshme dhe e padrejtë për vendin tonë. Ata do të kenë mbështetjen time të plotë dhe të pandarë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments