SHBA-ës ME DORË TË HEKURT KUNDËR AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER QË ËSHTË INFILTRUAR NË NIVELET MË TË LARTA TË SHTETIT SHQIPTAR DHE TË EKONOMISË | ULTIMATUM 90-DITOR NDAJ HAJDUTËVE NË PUSHTET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 26, 2025
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përqendruar vëmendjen e tyre në Ballkanin Perëndimor.
Në Shqipëri konstatohet korrupsion në qarqet më të larta qeveritare; mungesë e lirisë ekonomike; dhunë dhe terror nga Agjentura e Krimit Ordiner në bashkëpunim me politikëbërës dhe me segmentet e kriminalizuar të shtetit; përqendrim në pak duar i miliardave të buxhetit të shtetit, duke krijuar monopole, duopole, triopole; kuatro e pentopole, etj, ...
Raporti i Kongresit Amerikan | Afati 90-ditor (që përfundon në mars 2026) pas miratimit të Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor shënon një zhvendosje nga goditja e politikanëve individualë drejt çmontimit të rrjeteve financiare që i mbështesin ata.
Në Shqipëri, rezultati më i mundshëm është një valë e dytë sanksionesh që lidh statusin Non Grata politik me ndjekjen penale.
Duke emërtuar përkrahësit ekonomikë, figurat e biznesit dhe ndërmjetësit që lehtësojnë korrupsionin, ShBA-ës po ofrojnë në mënyrë efektive një udhërrëfyes për SPAK-un që të kalojë nga ngrirja e aseteve drejt arrestimeve në nivele të larta, me synimin për të pastruar tregun nga konkurrenca e shtrembëruar përpara zgjedhjeve të vitit 2027.
Sektorët kryesorë nën vëzhgim:
1- Rishikimi 90-ditor i Departamentit të Shtetit synon sektorët ku fluksi i parave gri është më i lartë.
2- Teknologjia dhe infrastruktura digjitale. Fokus te kontraktorët e AKShI-t dhe taksa e korrupsionit në shërbimet shtetërore digjitale.
3- Pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi: Shqyrtim i projekteve luksoze bregdetare dhe kullave të larta në Tiranë.
4- Energjia dhe shërbimet publike: Mbikëqyrje e korporatave shtetërore të energjisë (KESh, OST) dhe koncesioneve në energjinë e rinovueshme.
5- Partneritetet Publike-Private (PPP): Auditimi i kontratave për menaxhimin e mbetjeve dhe infrastrukturën.
6- Bankat dhe financat: Monitorim i bankave vendase për të siguruar shkëputjen e tyre nga lehtësuesit e rinj të sanksionuar.
7- Turizmi strategjik: Rishikim i projekteve që kanë marrë status strategjik përmes favorizimit politik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments