PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): GËZUAR KRISHTLINDJET PËR TË GJITHË; EDHE PËR FUNDËRRINAT E SË MAJTËS RADIKALE QË DUAN TË SHKATËRROJNË AMERIKËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) shfrytëzoi sezonin e festave për të uruar Krishtlindje të Gëzuara të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinave të së majtës radikale, duke iu referuar kundërshtarëve të tij demokratë, të cilët, presidenti amerikan i akuzon rregullisht si rrënja e çdo të keqeje.
“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që munden për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keqas”, deklaroi presidenti Tramp (Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.
Ky lajm u raportua nga agjencia franceze e lajmeve “Afp” dhe ajo italiane “Ansa”.
Për ekonominë, tensionet sociale dhe madje edhe konfliktet ndërkombëtare Presidenti Tramp (Trump) fajëson rregullisht Partinë Demokratike, dhe veçanërisht ish-Presidentin Xhëu Baidn (Joe Biden), për vështirësitë me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota.
Presidenti Tramp (Trump) po i kalon pushimet e Krishtlindjeve në Mar-a-Lago, rezidencën e tij në Florida.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments