top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës KËRKOJNË MIRATIM NGA OKB-ja PËR FORCË NDËRKOMBËTARE NË GAZË ME MANDAT DYVJEÇAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dërguar disa anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projektrezolutë që bën thirrje për krijimin e një force ndërkombëtare në Gazë për të paktën dy vjet.


Enti mediatik “Axios” e raporton këtë lajm, duke cituar disa burime, sipas të cilave, rezoluta do t'u jepte Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve pjesëmarrëse një mandat të gjerë për të qeverisur dhe ofruar siguri në Rripin e Gazës deri në fund të vitit 2027, me mundësinë e zgjatjes së mandatit.


Rezoluta do të formojë bazën për negociatat midis anëtarëve të Këshillit të Sigurimit me qëllim krijimin e forcës ndërkombëtare në javët e ardhshme dhe vendosjen e trupave të para në janar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page