EGJIPT | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DO TË DEKOROHET ME URDHRIN E NILIT (NDERI MË I LARTË EGJIPTIAN) NË NJOHJE TË KONTRIBUTEVE TË TIJ NË MBËSHTETJEN E PËRPJEKJEVE PËR PAQE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 13
- 1 min read

Kairo, Egjipt | Presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi ka vendosur t'i japë Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) Urdhrin e Nilit, nderin më të lartë të vendit, në njohje të kontributeve të tij në mbështetjen e përpjekjeve për paqe dhe përfundimin e luftës në Gazë.
Një deklaratë nga presidenca egjiptiane thotë se:
1- “Urdhri i Nilit përbëhet nga një gjerdan prej ari të pastër i përbërë nga tre njësi katrore që paraqesin simbole faraonike: e para simbolizon mbrojtjen e vendit nga e keqja, e dyta prosperitetin dhe lumturinë që sjell Nili, dhe e treta simbolizon mirësinë dhe qëndrueshmërinë”.
Urdhri do t'i jepet Presidentit Tramp (Trump) gjatë takimit të tij me Presidentin Sisi në Sharm el-Sheikh këtë pasdite, në prag të samitit të paqes, në të cilin do të marrë pjesë një audiencë e gjerë udhëheqësish nga e gjithë bota dhe rajoni arab.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments