top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | FILLOI NJË VALË E RE MARSHIMESH QYTETARE NËN PARRULLËN “PA MBRETËR” (NO KINGS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Minneapolis, Amerikë | Policë të maskuar që përhapin terror; luftë katastrofike; abuzim me pushtetin; marshimet kundër Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) filluan në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me miliona protestues që pritet të marrin pjesë, nga Jorku i Ri në Alaskë.


Kjo është hera e tretë në më pak se një vit që Amerika është thirrur të dalë në rrugë nga një koalicion organizatash të bashkuara rreth sloganit “Pa Mbretër”, i cili, është shfaqur si lëvizja më e madhe protestuese që nga kthimi i Presidentit Tramp (Trump) në Shtëpinë e Bardhë.


E para, e mbajtur në qershor 2025 (dita e ditëlindjes së 79-të të presidentit amerikan dhe një paradë ushtarake në Uashington) mblodhi disa milion njerëz në të gjithë vendin.


Më shumë se një mijë njerëz filluan të marshonin në Atlantë (juglindje) dhe Uashington D.C., ku janë planifikuar disa demonstrata gjatë gjithë ditës.


Në periferitë veriore të Detroitit, protestuesit u mblodhën në mëngjes pavarësisht temperaturave nën zero.


Legjenda amerikane e rokut dhe kritiku i flaktë i presidentit amerikan, Brus (Bruce) Springsteen, pritet të interpretojë këngën e tij “Streets of Minneapolis”, të shkruar dhe të regjistruar në 24 orë në nder të dy amerikanëve, Reni Gud (Renee Good) dhe Aleks (Alex) Pretti, të cilët, u qëlluan nga agjentët federalë gjatë operacioneve masive të zbatimit të ligjit për imigracionin.


Me vlerësimin e miratimit të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në nivelin më të ulët historik, rreth 40%, dhe me perspektivën e zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, organizatorët presin disa milion protestues në të gjithë vendin.


Matanë oqeanit, demonstrata anti-presidenciale janë zhvilluar edhe në Romë, Amsterdam dhe Madrid.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page