top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | DEPARTAMENTI I SHTETIT: I MOHOHET VIZA PËR ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË OKB-së PRESIDENTIT TË AUTORITETIT PALESTINEZ MAHMUD (MAHMOUD ABBAS; MBËSHTET TERRORIZMIN.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 minutes ago
1 min read

Uashington, Amerikë | Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se do të zgjerojë sanksionet e vizave ndaj zyrtarëve të Autoritetit Palestinez (PA) dhe anëtarëve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet së shpejti.


Ky është viti i dytë që presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud (Mahmoud Abbas dhe disa palestinezë nuk do të lejohen të marrin pjesë në takimin e udhëheqësve botërorë, ku disa aleatë të ShBA-ës e kanë njohur shtetin palestinez.


Si rezultat i pamundësisë së tyre për të zbatuar reformat, në kundërshtim me angazhimet që kanë bërë ndaj Shteteve të Bashkuara, dhe aktiviteteve të tyre të vazhdueshme që dëmtojnë perspektivat për paqe, Shtetet e Bashkuara do të zgjerojnë sanksionet e tyre duke ndaluar dhënien e vizave për anëtarët e OÇP-së dhe zyrtarët e Autoritetit Palestinez”.


Kështu tha Departamenti i Shtetit në një njoftim për shtyp.


Në deklaratën e tij, Departamenti i Shtetit akuzoi Autoritetin Palestinez dhe Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) për ndërmarrjen e veprimeve që synojnë ndërkombëtarizimin e konfliktit izraelito-palestinez, duke përfshirë edhe përmes Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për kërkimin e njohjes së njëanshme të një shteti palestinez.


Departamenti i Shtetit gjithashtu i akuzoi këto organizata për mbështetje të terroristëve.


Sipas Marrëveshjes së Selisë së OKB-së të vitit 1947, ShBA-ës në përgjithësi duhet t'u lejojnë diplomatëve të huaj qasje në OKB, në Jorkun e Ri.


Megjithatë, Uashingtoni ka thënë se mund t’u refuzojë vizat për arsye sigurie, ekstremizmi dhe politike të jashtme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page