SHBA-ës | AEROPLANMBAJTËSJA E TRETË AMERIKANE DREJT LINDJES SË MESME ME 10 MIJË TRUPA TË TJERA.

Uashington, Amerikë | Departamenti i Luftës dërgoi një grup të tretë sulmues në Lindjen e Mesme, të përqendruar në aeroplanmbajtësen “USS Theodore Roosevelt” dhe anije të tjera të Korpusit të Marinës.
“Ky veprim do të çojë në mbërritjen e një kontingjenti shtesë prej 9000 deri në 10000 trupash në rajon, pikërisht në kohën kur presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) po shqyrton rifillimin e sulmeve ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit”, - raportoi enti mediatik vendor “Wall Street Journal”.
“Anijet, avionët luftarakë, marinsat dhe personeli i Marinës do të mbërrijnë në zonë deri në fund të nëntorit”, thanë zyrtarë të cituar në mënyrë anonime.
Anija luftarake “Roosevelt” u largua nga baza e saj në San Diego të dielën për një mision të planifikuar, ndërsa grupi detar amfib i “USS Makin Island”, i përbërë nga tre anije amfibe që transportonin marinsat nga Njësia e 13-të Ekspedicionare, u nis të hënën.
Dy transportues aeroplanësh, “USS George H.W. Bush” dhe “USS George Washington”, janë tashmë në Lindjen e Mesme.
Përveç anijeve të sipërcituara në Lindjen e Mesme janë të pranishme edhe anije nga grupi i sulmit amfib “USS Boxer”.
“Personeli shtesë ushtarak i ngarkuar në anijet që nisen këtë javë do t'i shtojë më shumë se 50000 trupave që janë tashmë të pranishme në zonë”, - tha një zyrtar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments