SHBA PARALAJMËROI FSHEHURAZI IRANIN PËR NJË SULM TË AFËRT NGA SHTETI ISLAMIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 26, 2024
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar fshehurazi Iranin se Shteti Islamik po përgatiste sulmin që ndodhi në Kerman më 3 janar, kur 84 persona u vranë në dy shpërthime të shkaktuara nga kamikazët gjatë një ceremonie përkujtimore për gjeneralin Kasem Sulejmani (Qassem Soleimani), komandant i Forca Kuds (Qods), të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.
Këtë e ka bërë të ditur sot gazeta “Wall Street Journal”, duke cituar burime të qeverisë amerikane.
Alarmi u dërgua pasi Uashingtoni mori informacione të inteligjencës për përgatitjen e një sulmi nga ISIS-Khorasan, grupi i lidhur me Shtetin Islamik në Afganistan.
Irani, megjithatë, nuk arriti të pengojë sulmin.
“Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur një politikë të gjatë paralajmërimi, detyrë që është zbatuar nga administrata të ndryshme, për të paralajmëruar qeveritë e huaja për kërcënime të mundshme vdekjeprurëse. Ne japim këto lloj paralajmërimesh pjesërisht sepse nuk duam të shohim jetë të pafajshme të humbura në sulme terroriste”, shpjegoi burimi.
Pavarësisht paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara , disa “skifterë” iranianë ia kanë atribuar përgjegjësinë për sulmin e Kermanit Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Ky është rasti i gjeneralit Hossein Salami, komandant aktual i Pasdaran-it, sipas të cilit “Shteti Islamik tani është zhdukur”, dhe xhihadistët “veprojnë vetëm si mercenarë” për interesat e Shteteve të Bashkuara dhe Shtetit Hebre.
Artikulli i WSJ nuk specifikon se cilat kanale janë përdorur nga Uashingtoni për të paralajmëruar Teheranin, as nëse ishte një rast i paprecedentë.
Sulmi në Kerman, në të cilin u plagosën qindra njerëz, konsiderohet si sulmi më i përgjakshëm terrorist që ka ndodhur brenda territorit iranian, që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments