TIRANË | NË ORËN 17:00 PRITET TË MBAHET NË SHESHIN “SKËNDERBEJ” NJË TUBIM MBËSHTETËS NDAJ ISH-DREJTUESVE TË UÇK-së QË PO PËRBALLEN ME AKUZA PENALE NË GJYKATËN E HAGËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Sot, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, do të zhvillohet një tubim mbarëkombëtare në mbështetje të ish-Dretuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, po përballen me proces penal gjyqësor në Gjykatën e Hagës.
Protesta, e cila, pritet të nisë në orën 17:00, organizohet mbështetur mbi parrullën “Liria ka emër”.
Pritet që të jenë të pranishëm shumë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.
Tubimi është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe mbështetet nga shoqata të ndryshme të ish-luftëtarëve, si dhe qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.
Në shenjë solidariteti me pjesëmarrësit, qeveria ka vendosur që Rruga e Kombit të jetë pa pagesë gjatë të premtes, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve që udhëtojnë drejt Tiranës për protestë.
Komuna e Prishtinës ka marrë përsipër organizimin e transportit për qytetarët që duan t’i bashkohen protestës, duke vënë në dispozicion mjete të posaçme për udhëtimin drejt Tiranës.
Protesta vjen në vijim të aktiviteteve të zhvilluara ditët e fundit në Kosovë dhe në Hagë, në mbështetje të ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi, të cilët po përballen me akuza penale pranë Dhomave të Specializuara.
Organizatorët e tubimit kanë bërë thirrje për një tubim paqësor dhe dinjitoz, i cili, të manifestojë bashkimin për kërkim për drejtësi për ish-Drejtuesit e UÇK-së.


Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments