SENATI AMERIKAN RINOVOI LIGJIN PËR SPIUNAZHIN EDHE PËR 2 VJET | TANI PRITET QË LIGJI TË DEKRETOHET NGA PRESIDENTI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 20, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Me një votë dypartiake (60 po dhe 34 jo), Senati i SHBA-ës miratoi riautorizimin e seksionit 702 të Aktit të Mbikëqyrjes së Inteligjencës së Jashtme (Fisa), një ligj që lejon mbikëqyrjen e njerëzve brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur sigurinë kombëtare.
Ndryshimi i vetëm, pas rezistencës së fraksionit trampian në Dhomë, është ulja e kohëzgjatjes nga 5 në 2 vjet.
Tani ligji do t’i dërgohet presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden) për nënshkrim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























