top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I THESARIT I SHBA-ës SKOT (SCOTT) BESSENT: NËSE BE-ja DHE SHBA-ës VENDOSIN MË SHUMË SANKSIONE DYTËSORE EKONOMIA RUSE DO TË SHEMBET DHE KJO DO TA SJELLË PUTININ NË TRYEZËN E NEGOCIATAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me Bashkimin Evropian për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj vendeve që blejnë naftë ruse, në një përpjekje për të shembur ekonominë e Moskës.


Jemi të gatshëm të rrisim presionin ndaj Rusisë, por kemi nevojë që partnerët tanë evropianë ta ndjekin shembullin”, tha Sekretari i Thesarit i ShBA-ës, Skot (Scott) Bessent për entin mediatik “NBC News”.


Beteja në këtë pikë është midis asaj se sa gjatë mund të rezistojë ushtria ukrainase dhe sa gjatë mund të rezistojë ekonomia ruse.


Nëse BE-ja dhe ShBA-ës vendosin më shumë sanksione dytësore, ekonomia ruse do të shembet dhe kjo do ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page