top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: NATO-JA DUHET TË RIIMAGJINOHET; ME BASHKËPUNËTORË MË TË FORTË SHBA-ës DO TË JENË MË TË AFTË TË VEPROJNË NË PJESË TË TJERA TË BOTËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 29
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | “NATO-ja duhet të riimagjinohet”.


Kështu tha Sekretari i Shtetit i ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, në një seancë dëgjimore në Senat mbi politikën e ShBA-ës në Venezuelë pas kapjes së Presidentit Nikolas (Nicolás) Maduro.


NATO-ja do të jetë më e fortë nëse aleatët tanë janë më të aftë”, tha ai.


Sa më të fortë të jenë partnerët e NATO-s, aq më shumë fleksibilitet do të kenë Shtetet e Bashkuara për të vepruar në pjesë të tjera të botës”, shtoi ai më tej (për të, kjo nuk do të thotë braktisje e NATO-s, por përballje e realitetit të skenarit aktual ndërkombëtar.


Problemi është se NATO duhet të rimendohet, madje edhe në aspektin e detyrimeve të saj.


Dhe kjo nuk është asgjë e re për këtë president. Disa presidentë janë ankuar për këtë. Mendoj se ky president ankohet për këtë më me zë të lartë nga të gjithë.


Partnerët tanë me të njëjtat mendime duhet të kenë aftësi, dhe kjo ka qenë pjesë e problemit të erozionit të aftësive mbrojtëse evropiane, sepse ata kanë marrë një sasi të madhe parash nga këto vende të pasura dhe, falë ombrellës së NATO-s, u kanë dhënë atyre fleksibilitetin për të shpenzuar një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre në programe sociale dhe jo në mbrojtje.


Tani ndoshta kjo prirje do të fillojë të ndryshojë”, tha Sekretari Rubio.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page