SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: TË TJERË DO TË BASHKOHEN ME BORDIN E PAQES; EDHE ATA QË DO TË DUHET TË NDJEKIN PROCEDURAT KUSHTETUESE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read

Davos, Konfederata e Zvicrës | “Dua të falënderoj secilin prej udhëheqësve këtu sot dhe të gjitha vendet që janë zotuar të bashkohen, dhe shumë të tjerë që do të bashkohen.
Të tjerë ose nuk janë këtu sot ose duhet të ndjekin një procedurë të brendshme në vendin e tyre për shkak të kufizimeve kushtetuese, por të tjerë do të bashkohen.
Shumë duan të jenë pjesë e kësaj përpjekjeje sepse do të jetë një përpjekje e suksesshme”.
Kështu tha Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kartës së Bordit të Paqes.
“Presidenca e Trampit (Trump) është një presidencë historike sepse presidenti nuk e lejon veten të kufizohet nga ajo që të tjerët e konsiderojnë të mundur ose të pamundur.
Ne jemi këtu falë vizionit të Presidentit Tramp (Trump). Shumë të tjerë do ta nënshkruajnë traktatin. Një fazë dhe një epokë e re po hapet”, tha Sekretari Rubio.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments