SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-së ANTONIO GUTERRES: SOVRANITETI KOMBËTAR ËSHTË NJË E DREJTË PËR PALESTINEZËT; MOHIMI I TIJ DO TË ISHTE NJË DHURATË PËR EKSTREMISTËT NË MBARË BOTËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 23
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | “Ne duhet të riangazhohemi për zgjidhjen me dy shtete para se të jetë tepër vonë.
Një zgjidhje në të cilën dy shtete të pavarura, të afërta, demokratike, të qëndrueshme dhe sovrane - Izraeli dhe Palestina - njihen reciprokisht dhe integrohen plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare.
Le të jetë e qartë; sovraniteti kombëtar për palestinezët është një e drejtë, jo një shpërblim.
Dhe mohimi i tij do të ishte një dhuratë për ekstremistët në mbarë botën”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e tha këtë me duartrokitje në samitin e Asamblesë së Përgjithshme të organizuar nga Franca dhe Arabia Saudite, pasi dënoi sulmet e Hamasit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments