SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-së ANTONIO GUTERRES: AJO QË PO NDODH NË GAZË ËSHTË E PATOLERUESHME; NUK MË TAKON MUA TË BËJ PËRKUFIZIMIN LIGJOR TË GJENOCIDIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 16
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | “Nuk është roli i Sekretarit të Përgjithshëm të bëjë përshkrimin ligjor të gjenocidit, por kjo nuk do të thotë që unë nuk e konsideroj atë që po ndodh në Gazë si të tmerrshme.
Ne shohim shkatërrime masive, dhe tani shkatërrimin sistematik të Qytetit të Gazës, vrasjet masive të civilëve dhe pengesat dramatike në shpërndarjen e ndihmës.
Pavarësisht nga emri, e vërteta është se kjo është moralisht, politikisht dhe ligjërisht e patolerueshme”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e tha këtë pasi një komision hetimor i OKB-së zbuloi se Izraeli kreu gjenocid në Gazë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments