SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-së ANTÓNIO GUTERRES: SHKATËRRIMI TOTAL I GAZËS ËSHTË I PATOLERUESHËM; ANEKSIM I PALIGJSHËM PROGRESIV I BREGUT PERËNDIMOR NGA IZRAELI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 29, 2025
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | “Aneksimi progresiv i Bregut Perëndimor nga Izraeli është i paligjshëm dhe shkatërrimi total i Rripit të Gazës është i patolerueshëm”, tha dje Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters).
“Le të jemi të qartë: aneksimi progresiv i Bregut Perëndimor të pushtuar është i paligjshëm. Duhet të ndalet. Shkatërrimi masiv i Gazës është i patolerueshëm. Duhet të ndalet”, tha Sekretari Guterres gjatë një konference të Kombeve të Bashkuara mbi zgjidhjen me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës.
“Veprimet unilaterale që do ta minonin përgjithmonë zgjidhjen me dy shtete janë të papranueshme. Ato duhet të ndalen”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments