SEKRETARI AMERIKAN I MBROJTJES PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH): SULM I RI NDAJ NJË ANIJEJE QË TRANSPORTONTE DROGË; TRE NARKO-TERRORISTË MBETËN TË VRARË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në ujëra ndërkombëtare, duke vrarë tre narkoterroristë”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegsëth (Pete Hegseth), e njoftoi këtë lajm.
Në një postim në rrjetin social virtual Iks (X), shefi i Pentagonit tha se sulmi ndaj anijes, i kryer të premten, kishte në shënjestër një anije të lidhur me grupin gueril kolumbian ELN, e cila, po udhëtonte përgjatë një rruge të njohur të trafikimit të drogës dhe po transportonte sasi të mëdha droge.
Sekretari Hegsëth (Hegseth) nuk specifikoi se ku ndodhi sulmi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments