SEKRETARI I LUFTËS PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH): SHBA-ës NUK PO PËRPIQEN TË NDRYSHOJNË STATUS QUO-në PËR TAJVANIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë të ndryshojnë status quo-në në Tajvan”.
Sekretari i Luftës Pit Hegsëth (Pete Hegseth), e siguroi këtë në një mesazh që duket se i drejtohet Kinës.
“Në një aktivitet në Kaliforni, Sekretari Hegsëth (Hegseth) shprehu gjithashtu optimizëm se aleatët në rajonin Indo-Paqësor mund të forcojnë buxhetet e tyre të sigurisë”.
Kështu raportoi agjencia amerikane e lajmeve “Bloomberg”.
Sekretari Hegsëth (Hegseth) shtoi gjithashtu se Izraeli, Koreja e Jugut, Polonia dhe Gjermania janë ndër aleatët e tij model.
Lidhur me sulmin e 2 shtatorit ndaj anijes që mbante drogë, i cili, shkaktoi kritika nga shumë njerëz që e akuzuan atë për krime lufte, ai e krahasoi luftën e Shteteve të Bashkuara kundër drogës me betejën kundër al-Kaedës.
Anija u godit disa herë ndërsa të mbijetuarit nga sulmi i parë ishin në bord, dhe përgjegjësia iu atribuua Sekretarit Hegsëth (Hegseth), megjithëse Admirali Frenk Bredlli (Frank Bradley) deklaroi se shefi i Pentagonit nuk e dha urdhrin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments