SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: DELSI (DELCY) RODRIGUEZ NUK ËSHTË PRESIDENTJA LEGJITIME E VENEZUELËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 19 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio beson se presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez nuk është presidentja legjitime e Venezuelës, sepse Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë regjimin aktual legjitim.
Në një nga intervistat e tij televizive, Sekretari Rubio shpjegoi se e kupton që sot në Venezuelë ka njerëz që në të vërtetë mund të sjellin ndryshime.
Por, ai, sqaroi se kjo është e ndryshme nga njohja e legjitimitetit të qeverisë venezueliane, e cila, do të vijë nga një periudhë tranzicioni dhe zgjedhje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments