top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SARANDË | U ARRESTUAN TREGTARËT E DROGËS VASIL KAÇI; FLATUN LALAJ; BLEDAR KOVAÇI; SHQEFET BEZHANI; ANDREA BABI; NAZIF REFITAJ; ELVIS DEMÇAJ; DEVIS SALIAJ; KORADO OMERI; FABJO BERHAMAJ.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Sep 6
3 min read
Altin Arapi (Demiri) i njohur me nofkën “Boraqi”.
Z. Altin Arapi (Demiri) i njohur me nofkën “Boraqi”.

Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Arlind Osmani, me moshë 25 vjeç.

2- Z. Feliks Filja, me moshë 27 vjeç.

3- Z. Med Myftaraj, me moshë 35 vjeç.

4- Z. Klerjan Popshni, me moshë 27 vjeç.

5- Z. Redian Arizi, me moshë 33 vjeç, banues në fshatin Ksamil.

6- Z. Nikolin Rakipi, me moshë 32 vjeç.

7- Z. Altin Arapi (Demiri), me moshë 48 vjeç.

8- Z. Erjon Dido, me moshë 41 vjeç.

9- Z. Dhimitër Terolli, me moshë 33 vjeç.

10- Z. Xhuliano Mejdi, me moshë 27 vjeç.

11- Z. Vasil Kaçi, me moshë 23 vjeç.

12- Z. Flatun Lalaj, me moshë 54 vjeç.

13- Z. Bledar Kovaçi, me moshë 26 vjeç.

14- Z. Shqefet Bezhani, me moshë 20 vjeç.

15- Z. Andrea Babi, me moshë 20 vjeç.

16- Z. Nazif Refitaj, me moshë 24 vjeç.

17- Z. Elvis Demçaj, me moshë 30 vjeç.

18- Z. Devis Saliaj, me moshë 22 vjeç.

19- Z. Korado Omeri, me moshë 28 vjeç.

20- Z. Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, banues në Sarandë.


Njoftim | Sarandë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjeshta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.


Operacioni, pas një hetimi proaktiv 2-mujor të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë.


Kapen dhe ndalohen 20 shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, automjete dhe aparate celulare.


Dy muaj më parë, në kuadër të këtij procedimi, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësitë Fier dhe Tiranë, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan e Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurores, znj. Esmeranda Basho, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Vjeshta”.


Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, konkretisht:


A. O., 25 vjeç; F. F., 27 vjeç; M. M., 35 vjeç; K. P., 27 vjeç; R. A., 33 vjeç, banues në Ksamil; N. R., 32 vjeç; A. A. (D), 48 vjeç; E. D., 41 vjeç; Dh. T., 33 vjeç; Xh. M., 27 vjeç; V. K., 23 vjeç; F. L., 54 vjeç; B. K., 26 vjeç; Sh. B., 20 vjeç; A. B., 20 vjeç; N. R., 24 vjeç; E. D., 30 vjeç; D. S., 22 vjeç; K. O., 28 vjeç dhe F. B., 30 vjeç, banues në Sarandë.


Gjatë kontrolleve të ushtruara në bazë të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, shtetasve D. S. dhe Sh. B. policia u gjeti nga një armë zjarri pistoletë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në dhjetëra doza me qëllim shitjen, 4 automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash, në lekë dhe euro.


Ndërkohë, gjatë operacionit u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi kundërshtoi shërbimet e Policisë për të mos ushtruar kontroll në një nga dhomat e hotelit, ku u kap shtetasi Sh. B. dhe iu gjet një armë zjarri pistoletë.


Më parë, në kuadër të këtij procedimi, më datë 31.07.2026, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. N., A. C. dhe K. J., si dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se synonin ta shpërndanin në Sarandë dhe Ksamil.


Nga hetimet rezulton se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në rrethin e Sarandës, në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave.


Hetimet vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page