SARANDË | ANDREA RUBATI U ARRESTUA; SULM VERBAL DHE FIZIK NDAJ PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT MIHAM (MIHAL) VELÇO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Andrea Rubati, me moshë 27 vjeç, banues në Sarandë.
Ai konsiderohet i përfshirë në sulm verbal dhe fizik ndaj:
1- Z. Miham (Mihal) Velço, punonjës i Policisë së Shtetit.
Njoftim | Sarandë.
Goditi me gushte një punonjës policie, për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari i shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Andrea Rubati 27 vjeç, banues në Sarandë dhe ndalimin e tij, në bazë të urdhrit të prokurorit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më datë 17.07.2026, ka goditur me grushte për shkak të detyrës, shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments