RUSIA SULMOI ME DRONE DHE ME RAKETA HIPERSONIKE KINZHAL QYTETET PRANË KIEVIT | TRE TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Tre veta u plagosën gjatë natës në një sulm rus me raketa dhe drone në rajonin e Kievit”.
Kështu thanë zyrtarët vendorë.
Forcat Ajrore të Kievit raportuan se forcat ruse nisën një breshëri raketash - duke përfshirë raketa hipersonike Kinzhal - dhe dhjetëra dronë në qytetet në periferi të Kievit.
Guvernatori rajonal Mikola Kalashnik (Mykola Kalashnyk) raportoi se një burrë 42-vjeçar u plagos nga shrapnel në qytetin Fastiv, rreth 60 kilometra në jugperëndim të Kievit.
Autoriteti hekurudhor i Ukrainës tha se Rusia kreu një bombardim masiv të infrastrukturës në Fastiv.
Guvernatori Kalashnik shtoi se dy gra, të moshës 40 dhe 46 vjeç, u plagosën në lagjen Vishhorodski (Vyshhorodskyi) pak në veri të Kievit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments