RUSIA NUK IA DOLI DOT TË FRIKSONTE BOTËN ME SUPER RAKETËN BËRTHAMORE “RS-28 SARMAT | TESTI DËSHTOI ME SUKSES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 5 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Më 28 nëntor, Rusia nisi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) nga një silloz nëntokësor në stepat në jug të vendit, në një provë të planifikuar që hamendësohej të dërgonte një kokë luftarake artificiale në një zonë të synuar gati 6500 kilometra larg.
Ajo nuk arriti as 1200 metra.
Edhe pse nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria ruse, një shpërthim u pa dhe u dëgjua për kilometra të tëra rreth bazës ajrore Dombarovsky në Oblastin Orenburg, pranë kufirit me Kazakistanin.
Një video e publikuar nga blogu rus MilitaryRussia.ru në Telegram, e cila, më vonë u shpërnda gjerësisht në platforma të tjera, tregon raketën që devijon nga trajektorja e saj menjëherë pas lëshimit, pastaj përmbyset, humbet fuqinë dhe rrëzohet në një distancë të shkurtër nga pika e lëshimit.
Përpara impaktit, predha nxori një komponent, ndoshta duke aktivizuar një protokoll rikuperimi të ngarkesës, siç hipotetizohet nga Pavel Podvig, një studiues në Institutin e Kombeve të Bashkuara për Kërkime mbi Çarmatimin.
Shpërthimi gjeneroi një top zjarri dhe një re toksike të kuqërremtë, karakteristika që identifikojnë qartë përzierjen e hidrazinës dhe tetoksidit të dinitrogjenit të përdorur si lëndë shtytëse në raketat balistike ndërkombëtare më të fuqishme ruse.
Pamjet satelitore të marra pas 28 nëntorit tregojnë gjithashtu një krater dhe një zonë të madhe të djegur pranë sillozit.
Sipas disa analistëve, rrethanat e lëshimit sugjerojnë se ka të ngjarë të ketë qenë një provë e “RS-28 Sarmat”, e raketës me rrezen më të gjatë të veprimit në botë, e projektuar për të goditur objektiva rreth 18 mijë kilometra larg.
“RS-28 Sarmat”, një armë e frikshme por e papërdorshme.
Raketa Sarmat është raketa e re ICBM e rëndë e gjeneratës së ardhshme e ushtrisë ruse, e aftë të mbajë deri në dhjetë koka të mëdha bërthamore, koka të shumëfishta të pavarura (MIRV) ose automjete hipersonike me rrëshqitje të shpejtë sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).
Me fjalë të tjera, Sarmat është një armë e fundit të botës, e projektuar për një skenar lufte bërthamore gjithëpërfshirëse midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Prandaj nuk është për t'u habitur që autoritetet ruse i lavdërojnë rregullisht aftësitë e saj.
Presidenti Vladimir Putin e ka quajtur Sarmat-in një armë vërtet unike që do t'u japë qetësi atyre që, në mes të retorikës agresive dhe frenetike, kërkojnë të kërcënojnë vendin tonë.
Pas fluturimit të parë provë në vitin 2022, Dmitri (Dmitry) Rogozin, atëherë drejtor i agjencisë hapësinore ruse, e quajti atë një superarmë.
Por ajo që e bën vërtet unike deri më tani “RS-28 Sarmat” është prirja e tij për dështim.
Pas një lançimi të parë prove në dukje të suksesshëm në vitin 2022, programi ka pësuar një sërë pengesash, përfshirë një shpërthim katastrofik që shkatërroi një silloz nëntokësor në Rusinë veriore vitin e kaluar.
Në teori, Sarmat-i synon të zëvendësojë arsenalin e Rusisë të raketave strategjike “ICBM R-36M2”, të ndërtuara fillimisht në Ukrainë.
“RS-28”, ndonjëherë i quajtur “Satan II”, është në vend të kësaj një produkt i zhvilluar tërësisht nga industria ruse - sipas Ministrisë së Mbrojtjes së vendit.
Rezolucioni i videos së javës së kaluar nuk është mjaftueshëm i lartë për të konfirmuar nëse dështimi i fundit përfshinte në të vërtetë një Sarmat apo R-36M2 më të vjetër, megjithëse analistët duket se janë të bindur se ishte i pari.
Sillozi përdorur për provën e 28 nëntorit u rinovua së fundmi, ndoshta për ta përshtatur atë për teste të reja pasi vendi u shkatërrua vitin e kaluar.
Puna filloi në pranverën e vitit 2025, pas shkrirjes së akullit, shkroi Etien Markuz (Etienne Marcuz), analist i armatimeve strategjike në organizatën franceze Fondacioni për Kërkime Strategjike.
Rinovimi urgjent i sillozit Dombarovski forcon hipotezën se incidenti i javës së kaluar përfshinte Sarmat-in dhe jo “R-36M2”, testi i fundit i të cilit ishte më shumë se një dekadë më parë - shtoi Markuz (Marcuz) në rrjetin social virtual Iks (X).
“Nëse ky është me të vërtetë një dështim i ri i Sarmat-it, do të ishte jashtëzakonisht i dëmshëm për të ardhmen afatmesme të parandalimit rus”, tha ai.
Raketat e vjetra “R-36M2”, të cilat mbajnë një pjesë të konsiderueshme të kokave strategjike bërthamore të vendit, po shohin zëvendësimin e tyre të shtyrë edhe më tej, ndërsa mirëmbajtja e tyre, e besuar Ukrainës deri në vitin 2014, mbetet jashtëzakonisht e pasigurt.
Podvig, i cili, drejton edhe blogun Forcat Bërthamore Ruse, pajtohet me përfundimet e tij; me “R-36M2” afër daljes në pension, është jashtëzakonisht e pamundur që Forcat e Raketave të duan ende t'i testojnë ato - shkroi eksperti në faqen e tij të internetit.
Parandalimi gjithnjë e më i brishtë i Rusisë.
Incidenti i fundit që përfshin Sarmat-in shton më tej pasiguri në gatishmërinë e arsenalit bërthamor të Rusisë.
Nëse do të kishte qenë një provë e një prej raketave më të vjetra balistike ndërkontinentale, shpërthimi dhe rrëzimi do të ngrinin pyetje në lidhje me degradimin dhe vjetërimin e komponentëve të tij.
Por nëse, siç duket, stërvitja me të vërtetë përfshinte Sarmat-in, Rusia do të përballej me një problem tjetër që ka vonuar hyrjen në shërbim të armës që nga viti 2018.
Ndërsa programi Sarmat po përballet me vështirësi, burimet ushtarake të Rusisë po absorbohen nga pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës, një konflikt që po konsumon me shpejtësi avionët, artilerinë, dronët dhe trupat e vendit.
Putini ka përmendur vazhdimisht arsenalin e tij strategjik për të dekurajuar përfshirjen në rritje të ShBA-ës ose Evropës në konflikt.
Në realitet, megjithatë, modernizimi i arsenalit bërthamor të Rusisë ka ngecur, ndërsa Kremlini përqendron përpjekjet e tij në zëvendësimin e pajisjeve të nevojshme për frontin ukrainas.
Rusia ka gjithashtu një arsenal raketash balistike ndërkontinentale më të lehta, të afta të mbajnë një kokë të vetme bërthamore ose një numër të kufizuar raketash MIRV, secila e armatosur me armën e vet bërthamore.
Një Sarmat funksional, në të kundërt, mund të mbajë shumë më tepër koka bërthamore, duke i lejuar Rusisë të godasë objektiva të largëta me një lëshim të vetëm.
Sipas alarmeve të fundit të sigurisë ajrore, Kremlini po planifikon një provë të raketës së tij Yars, një nga raketat balistike ndërkontinentale më të vogla të ushtrisë ruse, javën e ardhshme.
Ashtu si Shtetet e Bashkuara, Rusia teston rregullisht arsenalin e saj për t'u siguruar që forcat e saj bërthamore janë gati për përdorim.
Disa ditë para testit Sarmat, Forcat Ajrore të ShBA-ës dërguan të paktën një avion mbikëqyrës “RC-135S Cobra Ball” në Alaskë, një fluturim tre-orësh nga zona e goditjes së raketave ruse në Siberi.
Avioni është i pajisur me sensorë optikë dhe elektronikë për të monitoruar lëshimet balistike dhe mund të mbledhte të dhëna thelbësore për verifikimin e pajtueshmërisë me traktatet e kontrollit të armëve dhe për zhvillimin e koncepteve të mbrojtjes strategjike dhe mbrojtjes taktike nga raketat e ShBA-ës - shpjegojnë Forcat Ajrore të ShBA-ës në një fletë faktesh.
Në një fjalim në tetor, Putini tha se Sarmat-i do t'i nënshtrohej testeve luftarake para fundit të vitit, me plane për të hyrë në shërbim operativ në vitin 2026.
Megjithatë, nëse lançimi i së premtes ishte me të vërtetë një provë gjenerale, është e qartë se zyrtarët rusë nuk mund të mbështeten ende tek arma.
Edhe para aksidentit, disa analistë kishin ngritur mundësinë që vendi të anulonte programin dhe në vend të kësaj të mbështetej në raketat e tij më të vogla balistike ndërkontinentale, të cilat, shpesh kanë avantazhin e përdorimit të lançuesve të lëvizshëm.
Studiuesi rus Dmitri Stefanovië (Dmitry Stefanovich) shprehu të njëjtën ndjenjë në një postim në rrjetet sociale virtuale më 28 nëntor ku tha se: “Sarmat-i meriton të anulohet”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments