RRUGA “WOODROW WILSON”; PRISHTINË | U ARRESTUAN JETMIR BAFTIU; ARDIT KELMENDI; HYZRI AVDYLI; MË HERËT JANË ARRESTUAR EDHE SHKËLQIM KASTRATI DHE ARLIND TULLARI; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 19
- 1 min read

Rruga “Woodrow Wilson”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Jetmir Baftiu, me moshë 24 vjeç.
2- Z. Ardit Kelmendi, me moshë 24 vjeç.
3- Z. Hyzri Avdyli, me moshë 46 vjeç.
4- Z. Shkëlqim Kastrati, me moshë 29 vjeç.
5- Z. Arlind Tullari, me moshë 28 vjeç (dy të fundit janë arrestuar më herët).
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në të shtëna me armë zjarri.
Gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Një armë zjarri automatike e gjatë (krahu).
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për disa shkelje penale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments