PRISHTINË | FATON SHALA U ARRESTUA LIDHUR ME NJË NGJARJE KU PATI TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI; TË ARRESTUAR JANË GJITHASHTU SHKËLQIM KASTRATI DHE VISAR KRASNIQI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 17
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Faton Shala, me moshë 31 vjeç.
Ai ishte subjekt i shpallur në kërkim policor lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur në rrugën “Bardhyl Qaushi”, në Prishtinë, ku pati të shtëna me armë zjarri mes disa subjekteve.
Në lidhje me ngjarjen kriminale me referencat e lartparashtruara janë arrestuar:
1- Z. Shkëlqim Kastrati, me moshë 29 vjeç.
2- Z. Visar Krasniqi, me moshë 23 vjeç.
Ndaj tyre kanë filluar hetimet penale paraprake për disa shkelje penale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
































Comments