RRUGA “VËLLEZËRIT GËRVALLA”; PRISHTINË | ART YMERI U QËLLUA ME THIKË; ÇËSHTJA NËN HETIM PENAL PARAPRAK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 1 min read

Rruga “Vëllezërit Gërvalla”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën informacion se:
1- Z. Art Ymeri, me moshë 22 vjeç, u paraqit në Qendrën Klinike Universitare për mjekim në dorën e majtë.
Sipas të dhënave penale paraprake ai u godit me mjet prerës thikë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.
Në lidhje me rastin e tij Policia në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke kryer një sërë veprimesh në funksion të dokumentimit shkresërisht të asaj ç’ka ka ndodhur, të zbulimit dhe të vënies përpara përgjegjësisë penale të dorasit/dorasve.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários