GJILAN | U ARRESTUAN GËZIM JUSUFI (PRONAR I SHOQËRISË TREGTARE “LG RITELLO”) DHE ARLIND AHMETI (AGJENT SHITJESH): MASHTRUAN QYTETARËT DUKE U ZHVATUR 24607 €.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 26
- 1 min read

Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policsë arrestuan:
1- Z. Gëzim Jusufi, me moshë 39 vjeç (pronar i shoqërisë tregtare “LgRitello”).
2- Z. Arlind Ahmeti, me moshë 25 vjeç (agjent shitjesh).
Ata akuzohen se kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm në Gjilan dhe Viti duke u prezantuar si mjekë specialistë (pulmologë), të cilët, i kanë bindur se janë përzgjedhur për të përfituar pajisje të tipit Ritello R2 (fshesë elektrike), bashkë me disa dhurata, në kuadër të një fushate reklamimesh.
Pas nënshkrimit të kontratave dhe pas kryerjes së pagesave në trajtë parapagimi qytetarët nuk kanë marrë pajisjet dhe dhuratat e premtuara prej tyre.
Numëri i viktimave të mashtrimeve financiare të identifikuara gjer më tash ka shkuar në 13.
Nëntë prej viktimave të mashtrimeve financiare kanë paguar 3494 €.
Shuma finaciare e demit që u kanë shkaktuar qytetarëve tash për tash llogaritet në vlerën e 24607 €.
Ndaj tyre kanë filluar hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mashtrim”.
2- “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments