RRUGA “VOJVODE MISHIÇA (MIŠIĆA) NR.5”; ALBANIK (LEPOSAVIÇ) | NENAD RADOVIÇ U PLAGOS ME THIKË; SI DORAS KONSIDEROHET NEMANIJA DUJIÇ (SHERR PASI PINË ALKOOL).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 3
- 1 min read
Rruga “Vojvode Mishiça (Mišića) Nr.5”, Albanik (Leposaviç), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë vendosën nën hetim penal paraprak:
1- Z. Nenad Radoviç, me moshë 51 vjeç.
2- Z. Nemanija Dujiç, me moshë 32 vjeç.
Z. Radoviç denoncoi se u plagos me mjet prerës (thikë) nga disa subjekte, me të cilët, kishte pirë alkool; të cilët, sipas denoncimit të tij, i morën edhe 100 € nga portofoli.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Lëndim i rëndë trupor”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments