top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PKK MUTIVODË; ALBANIK (LEPOSAVIÇ) | U ARRESTUAN LUM SAHITI DHE LIRIDON GOGAJ; KONSIDEROHEN TË PËRFSHIRË NË PËRDHUNIMIN E NJË VAJZE TE MOTELI “PARIS” DHE NË BRAKTISJEN E SAJ NË FSHATIN LLAPUSHNIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Mutivodë, Albanik (Leposaviç), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Lum Sahiti, me moshë 40 vjeç (u arrestua në përpjekje për tu arratisur në Serbi).

2- Z. Liridon Gogaj, me moshë 39 vjeç.


Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në përdhunimin e një subjekti (femër) me moshë 30 vjeçe (ngjarje kriminale e denoncuar në 31.12.2025), në një njësi private shërbimi (moteli “Paris”); në rrugën e Pejës, Fushë Kosovë; në përpjekje për të shpëtuar prej tyre, ajo u kap nga ata dhe u la në një zonë malore (ku u çua me automjet), pranë fshatit Llapushnik të Drenasit (Gllogoc).


Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se njëri prej tyre e joshi viktimën në rrjetet sociale virtuale; më pas u shfaq edhe tjetri në motel; ku dyshohet se i ofruan alkool dhe lëndë narkotike, ku dhe e abuzuan seksualisht.


Viktima do t’i nënshtrohet kqyrjes në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të provuar shkresërisht deklarimet e saj inkriminuese ndaj të dyshuarve.


Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Dhunim”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page