RRUGA “VESLI KLARK”; PRIZREN | U ARRESTUA ARTIST SKERAJ; U PËRPOQ TË GRABISTE NJË PIKË WESTERN UNION ME ARMË LODËR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Rruga “Vesli Klark”, Prizren, Republika e Koosvës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Artist Skeraj, me moshë 21 vjeç.
Ai akuzohet se i maskuar ka hyrë në një pikë Western Union dhe u përpoq të grabiste pare të thata nën kërcënimin e një arme lodër, duke iu drejtuar punonjësit me shprehjen: “Qiti të hollat”.
Gjatë kontrollit policor në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë lodër (e ngjashme me armë zjarri).
2- Një duks me kapelë.
3- Maskë.
4- Një palë patika.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios