RRUGA “EKREM REXHA”; PRIZREN | U ARRESTUAN EDMOND BERISHA DHE BESARD BERISHA: U SHPALL NË KËRKIM POLICOR BEDRI KRYEZIU.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 1 min read

Rruga “Ekrem Rexha”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Edmond Berisha, me moshë 40 vjeç.
2- Z. Besard Berisha, me moshë 27 vjeç.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Bedri Kryeziu, me moshë 38 vjeç (i cili, dyshohet se ka dalë jashtë territorit të Republikës së Kosovës).
Sipas të dhënave penale të mbledhura nga Polica ata kanë lidhje (janë autorë/doras) me një ngjarje kriminale të ndodhur para do kohësh (rreth dy javë më parë), e cila, kulmoi me dhunimin fizik të një qytetari për shkaqe që lidheshin me një mosmarrëveshjeje në qarkullimin rrugor.
Ndaj tyre kanë filluar hetimet penale paraprake.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments