RRUGA “SKËNDERBEU”; GJAKOVË | LIRODON PODRIMJA U ARRESTUA; KANOSJE E PUNONJËSVE TË POLICISË NË KRYE TË DETYRËS ME ARMË ZJARRI DHE GRANATË; TRE VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 24
- 1 min read

Rruga “Skënderbeu”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Lirodon Podrimja, me moshë 37 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në kanosje ndaj punonjësve të Policisë në krye të detyrës; gjatë udhëtimit me automjet ai u ndalua për kontroll rutinë por i kanosi me armë zjarri dhe me granatë dore; më pas, u arratis nga vendi i ngjarjes, por, u dorëzua më vonë në stacionin policor.
Gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Municion luftarak (disa fishekë).
2- Disa gramë hashash.
3- Disa peshore digjitale.
4- Një mulli.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Kanosje”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
3- “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments