RRUGA “MARK MALOTA”; GJAKOVË | ALBAN DUJAKA U ARRESTUA; KLODI MUSLIJA U ARRATIS NGA STACIONI POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 13
- 1 min read

Rruga “Mark Malota”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Klodi Muslija, me moshë 20 vjeç.
Ai ishte shoqëruar për intervistim policor si i përfshirë në shkelje penale të lidhura me narkotikët, por, u arratis nga ambientet policore.
I bashkëshoqëruar me të ishte edhe:
1- Z. Alban Dujaka, me moshë 44 vjeç, i cili, u arrestua.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Rreth tridhjetë (30) gramë lëndë narkotike.
Ndaj të arrestuarit filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerje, posedim dhe shitje e substancave narkotike”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments