RRUGA “SHEFQET KAPETANI”; FSHATI BAICË; LIPJAN | LIRIGZON BAJRAKTARI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 22
- 1 min read

Rruga “Shefqet Kapetani”, Fshati Baicë, Lipjan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Lirigzon Bajraktari, me moshë 22 vjeç (dyshohet se gjendet në Kroaci).
Ai konsiderohet doras në të shtëna me armë zjarri në ajër, të ndodhura orës 11:30, të datës 16.09.2025.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një (1) gëzhojë arme.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
2- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments