FSHATI BAICË; LIPJAN | NË BANESËN E TOP KOLSHIT U GJET ARMË ZJARRI; AI ËSHTË ARRESTUAR PËR VRASJEN E ENVER BAJRAKTARIT (I CILI U GJET I GROPOSUR NË NJË ARË ME MISËR NË DATËN 03.08.2025).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Fshati Baicë, Lipjan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë kontrolluan banesën e:
1- Z. Top Kolshi, me moshë 33 vjeç.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri.
Ai konsiderohet doras në vrasjen e:
1- Z. Enver Bajraktari, kufoma e të cilit u gjet e groposur në një arë me misër në fshatin Baicë, në datën 03.08.2025.




Tashmë ai gjendet në burg (i arrestuar në datën 12.08.2025), nën hetim penal paraprak për shkleje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje e rëndë”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments