RRUGA “SAVINA STENA”; FSHATI SOQANIC, ALBANIK (LEPOSAVIQ) | RAKIÇ MILUNOVIÇ U PROCEDUA PENALISHT; NJË VEPËR PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Rruga “Savina Stena”, Fshati Soqanic, Albanik (Leposaviq), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:
1- Z. Rakiç Milunoviç, me moshë 36 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në kultivim hashashi brenda shtëpisë së tij.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Hashash i mbjellë në kuti plastike.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















Comments