RRUGA “ROZAFA”; LAGJJA “BATHORE”; KAMËZ | BANESA E MARIGLEN LALËS U BË OBJKET SULMI ME LËNDË PLASËSE.

Rruga “Rozafa”, Lagjja “Bathore”, Kamëz, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Banesa e z. Mariglen Lala, me moshë 36 vjeç, u bë objekt sulmi me lëndë plasëse.
Njoftim | Më datë 12.09.2026, rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, në Bathore, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në portën e banesës së shtetasit M. L., rreth 36 vjeç.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments